VOA-Zëri i Amerikës: Zgjerohet harta e vatrave me narkotikë në jug të Shqipërisë

ëri i Amerikës shkruan se në jug të vendit, policia po zbulon sipërfaqe të mbjella me kanabis. Sipas Voa-s, qytetet kryesore janë ato në kufi me Greqinë si dhe Lazarati, ndërsa besohet se lënda narkotike trafikohet në vendet fqinje.

Zonat e kultivuara me kanabis në Shqipëri janë kthyer sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare. Zëri i Amerikës shkruan se në harkun e një jave policia ka njoftuar për tre raste të reja të kultivimit në zonat kufitare me Greqinë dhe në Përmet, Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj. 

Për herë të parë pas aksionit të forcave Renea të më shumë se 5 vite më parë, kultivimi i marijuanës është rikthyer në Lazarat, ku policia ka proceduar penalisht disa persona. Ende nuk ka të dhëna për numrin e bimëve të shkatërruara në shumë zona.

VOA raporton se shumica e marijuanës që kultivohet trafikohet drejt Greqisë fqinje për shkak edhe të afërsisë së zonave kufitare

Vetëm muajin korrik policia greke e Janinës ka bllokuar në zonat kufitare me Shqipërinë dhjetëra kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar 7 persona. Një rast trafiku u godit ditët e fundit edhe në Pikën Kufitare të Qafëbotës në Sarandë, ku policia zbuloi një sasi të madhe narkotikesh dhe arrestoi një person.

Trafiku i narkotikëve në rajon ka fuqizuar grupet kriminale të cilat merren me organizimin e kultivimit dhe trafikimin drejt vendeve fqinje. Krahas forcave policore kufitare shqiptare në këtë zonë prej gati dy muajsh po vepron edhe misioni FRONTEX me synimin për të frenuar trafikun e drogës dhe refugjatëve dhe bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të goditur rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të trafiqeve. oranews.tv

Aktualitet

Archives