Kryeminstri Rama u heq bashkive administrimin e plazheve

Kryeministri Edi Rama njofton se në shtator do të kalojë ligji i ri në Kuvend që u heq bashkive administrimin e vijës bregdetare. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryetari i qeverisë tregohet kritik ndaj mënyrës se si janë menaxhuar deri më tani plazhet nga njësitë e qeverisjes vendore.

Nuk mjafton beteja e policisë së shtetit dhe inspektoriateve qendrore që të ndreqin dëmin që është bërë prej vitesh me vijën bregdetare. Është ky konstatimi I kryeministrit Edi Rama që e ilustron edhe me një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund-shkruan ai dhe kjo do të arrihet në vjeshtë në kuvend ku do të miratohet ligji I ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti.

“Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve”.

Kryeministri Edi Rama njofton se “#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim”. abcnews.al

Aktualitet

Archives