Nis zbatimi i projektit të ballinës ujore të Urës së Bunës

Kryeministri Edi Rama informoi sot se ka nisur procedura e tenderimit për projektin e ballinës ujore të Urës së Bunës, ndërsa u shpreh se një erë e re po vjen për Shkodrën.

Ndërsa ndau pamje nga ky projekt, Rama theksoi se është hedhur hapi i parë për zbatimin e tij dhe ka nisur tashmë procedura e tenderimit vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Rama siguroi se ky projekt do të transformojë krejt hyrjen e qytetit të Shkodrës.

Kryeministri siguroi se nga një hapësirë e keqtrajtuar në vite, hyrja e qytetit do të kthehet në një nga zonat urbane më të bukura në vend.

“Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për biçikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2”, u shpreh ai.

Ndërtimi i Urës së Bunës u ra dakord në mbledhjen e dy qeverive që u mbajt më 27 shkurt 2023, në Mal të Zi.

Projekti parashikohet të kushtojë rreth 1.5 miliardë lekë dhe do të ndahet nga dy qeveritë.

Dy vendet kanë një vijë bregdetare afërsisht 24 km dhe vizitorëve iu duhet të përshkojnë 73 km, ose 1.5 orë me mjete, sepse duhet të kalojnë përmes Pikës së Kalimit Kufitar Murriqan. Ndërkohë që me ndërtimin e Urës së Bunës prej 310 metrash, kjo distancë shkurtohet në 2 minuta. ata

Aktualitet

Archives