Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë: 568 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi situatën e pandemisë në 24 orët e fundit, janë kryer 2659 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 568 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive janë në këto bashki: 299 në Tiranë, 26 në Durrës, 22 në Vlorë, 20 në Berat, nga 19 qytetarë në Elbasan, Fier, 17 në Lushnjë, 15 në Kamëz, 14 në Sarandë, 9 në Dimal, nga 7 qytetarë në Kuçovë, Himarë, Kurbin, Shkodër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kavajë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Tepelenë, Këlcyrë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Korçë, Devoll, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetar në Poliçan, Konispol, Klos, Bulqizë, Dibër, Krujë, Shijak, Tropojë, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

“Janë 8,059 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 184 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 39-85 vjeç, një qytetar nga Gramshi 40 vjeç, një qytetare nga Dibra 71 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Janë shëruar 398 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë”, bën te ditur Ministria.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

“Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSHMS.

Statistika (7 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 568

Të shëruar në 24 orë 398

Të shtruar në spitale 184

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2659

Testime totale 1,328,650

Raste pozitive 189,125

Raste të shëruara 178,111

Raste Aktive 8059

Humbje jete 2,955

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4181

Fier 841

Shkodër 492

Durrës 481

Vlorë 451

Gjirokastër 366

Elbasan 348

Berat 290

Korçë 235

Lezhë 183

Kukës 111

Dibër 80

ata

Aktualitet

Archives