631 raste të reja dhe 4 humbje jete nga COVID-19, në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3700 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 631 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive janë në këto bashki: 293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnjë, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

“Janë 7827 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 4 qytetarë, dy nga Tirana të moshave 62 vjeç dhe 86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe dhe një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Ndërkohë Ministria informoi se janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat kundër COVID-it reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, thuhet në njoftim.

Statistika (5 nëntor 2021)

Raste të reja ditore 631

Të shëruar në 24 orë 580

Të shtruar në spitale 167

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3700

Testime totale 1,322,841

Raste pozitive 187,994

Raste të shëruara 177,219

Raste aktive 7,827

Humbje jete 2,948

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4110

Fier 822

Durrës 475

Shkodër 474

Vlorë 422

Gjirokastër 362

Elbasan 345

Berat 249

Korçë 210

Lezhë 163

Kukës 115

Dibër 80

ata

Aktualitet

Archives