Rihanna thumbon Presidentin Trump: Donald, ju shqiptuat “terrorizmin” gabim!

Artistë të famshëm amerikanë kanë reaguar ndaj Presidentit Donald Trump, i cili nuk po bën asgjë për të parandaluar sulmet me armë zjarri në SHBA dhe vazhdon të mos përdorë termin “terrorizëm” për 3 masakrat e njëpasnjëshme që morën dhjetëra jetë në fundjavë.

Sipas një artikulli të “Sputnik”, në mesin e atyre që kanë ngritur zërin pas vrasjeve të 32 njerëzve të pafajshëm në 3 sulme të armatosura brenda më pak se një jave në Kaliforni, Teksas dhe Ohajo, është renditur edhe këngëtarja e famshme e muzikës pop, Rihanna, e njohur si prej kundërshtareve më të flakta të Trumpit.

Duke ndarë ndjenjat me rreth 74 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”, këngëtarja nga Barbadosi reagoi për “cicërimat” e presidentit amerikan pas masakrës në El-Paso.

“Hmm… Donald, ju shqiptuat «terrorizmin» gabim!”, thumboi ajo Trumpin në fillim të postimit të saj reagues për mospërdorimin e etiketës “terrorizëm” lidhur me këto masakra.

Rihanna e vazhdoi postimin e saj me këto fjalë: “Vendi juaj pati 2 sulme terroriste të njëpasnjëshme në harkun e disa orëve duke lënë të vdekur gati 30 njerëz të pafajshëm. Kjo, vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër terrorist në Kaliforni, ku një terrorist ishte në gjendje të blinte LIGJËRISHT një pushkë sulmi (AK-47) në Vegas, pastaj të udhëtonte orë të tëra për në një festival ushqimi në Kali duke lënë të vdekur 6 persona të tjerë, përfshi këtu një foshnjë të mitur, djalë!

Imagjinoni një botë ku është më e lehtë të marrësh një AK-47 sesa një VIZË!

Imagjinoni një botë ku ata ndërtojnë një mur për të mbajtur terroristët NË AMERIKË!!! Lutjet e mia dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe të dashurit e të gjithë viktimave dhe komuniteteve të prekura dhe të traumatizuara në Teksas, Kaliforni dhe Ohajo! Më vjen shumë keq për humbjet tuaja! Askush nuk e meriton të vdesë kështu! ASKUSH!”

Aktualitet

Archives