Vllaznia në krye të Superligës pas fitores me Kukësin

Vllaznia kryeson Superligën pas fitores së fundit me ekipin e Kukësit.

Ekipi shkodran ia ka dalë të fitojë me rezultatin 0-1 supersfidën me Kukësin, e vlefshme për javën e 14 të Superligës.

Në “Elbasan Arena” vendimtar u tregua Arlind Kalaja, i cili përfitoi nga një top i grushtuar jo mirë nga portieri Tafa.

Me këtë fitore Vllaznia vijon të shkëputet pa kërcënimin e asnjë ekipi në majë të Superligës. Aktualisht ekipi shkodran është në kuotën e 32 pikëve, 9 më shumë se Teuta ndjekëse, e cila po sot mposhti 2-0 Bylisin në “Niko Dovana”.

Ata

Aktualitet

Archives