Tomini: Vaksinimi me dozat e reja të “Pfizer” fillon që nesër, spitalet rajonale me eksperiencë në trajtimin e rasteve të koronavirusit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi sot se priten të mbërrijnë 7 mijë doza vaksinash nga kompania “Pfizer” dhe vaksinimi me këto doza fillon që nesër.

Në një intervistë televizive, Tomini tha se 7 mijë doza vaksinash vijnë sot nga kompania “Pfizer” në bazë të kontraktimit të drejtpërdrejtë që qeveria shqiptare ka realizuar me këtë kompani për të bërë të mundur vaksinimin sipas grupeve prioritare.

“Sipas grupeve prioritare, ne po përvijojmë me personelin shëndetësor, do të përvijohet me azilet e moshës së tretë dhe do të përvijojë vaksinimi veç stadiumit Air Albania, në dy qarqe, Vlorë dhe Shkodër, por dua të theksoj që grupi prioritar personeli shëndetësor është vija e parë e imunizimit, por edhe grupet e riskut, siç janë shtëpitë e të moshuarve. Nuk do të humbasim asnjë minutë kohë, por do të përvijojë që nga dita e nesërme procesi i vaksinimit për të gërshetuar punonjësit shëndetësorë dhe azilet”, tha Tomini.

Në lidhje me funksionimin e spitaleve rajonale, Tomini tha se spitalet rajonale kanë pasur një eksperiencë të gjatë për të dyshuarit dhe trajtimin e rasteve post-COVID. Ato do të hyjnë në aktivizim, siç janë spitalet e Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit. Ashtu siç ministrja e Shëndetësisë tha për spitalet e Durrësit dhe Shkodrës. Ashtu siç e kemi theksuar dhe më herët ata kanë eksperiencën e duhur për trajtimin e rasteve COVID, por ndërkohë dhe infrastruktura dhe logjistika është e përshtatshme për të menaxhuar situatën në dy spitalet COVID, në Durrës dhe Shkodër. Është bërë një vlerësim siç janë rastet e hospitalizuara, është një grupmoshë më e re që ka kërkuar trajtim. Shkodra dhe Durrësi, do të përvijohet me spitalet e tjera siç janë të Korçës, Vlorës dhe Elbasanit, çdo gjë do të vlerësohet”, tha Tomini.

Në lidhje me situatën e pandemisë në vend, Tomini tha se situata është alerte, e vlerësuar nga incidenca e shfaqur në disa nga bashkitë e vendit.

“Sigurisht sipas një plani të parashikuar më herët ne kishim parashikuar ndërkohë dhe mbështetjen e kapaciteteve në shtretër, përkundrejt hospitalizimit në tre spitale COVID, nëse do të arrinim në 500 shtretër, skenarët do të hapeshin dalëngadalë. Duke vlerësuar këtë kapacitet, duke qenë se janë 500 pacientë në të gjitha spitalet COVID, është parë e udhës dhe gjykuar të hapen dy spitale rajonale për të qenë mbështetje, por ndërkohë të jenë dhe më afër popullatës në nivel rajonal”, tha Tomini. Ata

Aktualitet

Archives