Taskforca antiCovid/ AKU kryen 377 inspektime dhe monitorime në të gjithë Shqipërinë

Trupat inspektuese të Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë kryer gjatë ditës së sotme 377 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid.Taskforca vijon me monitorime dhe këshillime në të gjitha bizneset dhe nivelet e sistemit arsimor, në respektim të protokolleve antiCovid.Gjatë inspektimeve janë dhënë 14 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mos sistemim të produkteve në ambientet e magazinimit, si dhe mungesë të planeve DDD.Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 35 mostra në monitorim të qumështit, verës, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Aktualitet

Archives