Taks forcë ndërinstitucionale “AntiCOVID”, nga një mjek te bizneset me protokoll të kuq

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të ngrihet brenda kësaj jave Task Forca ndërinstitucionale  “AntiCOVID”, ku do jenë pjesë përfaqësues nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Rama tha se pjesë e rëndësishme e kësaj Task Force do të jenë dhe bluzat e bardha, të cilat do të monitorojnë në bizneset e etiketuara me protokoll të kuq, gjatë gjithë kohës zbatimin e masave të sigurisë.

“Paralelisht me hapjen, ne po punojmë dhe brenda javës do të ngrihet një task forcë ndër-institucionale Anti-CVOD, që do jetë një taks forcë me një bërthamë qendrore në Kryeministri, dhe më pas me bërthama rajonale, bashkiake dhe më pas bërthama në territor, grupe në territor, që do të ndjekin nga afër ekzekutimin e të gjitha standardeve të vendosura në protokolle për ata që ushtrojnë aktivitet biznesi të lejuar”,- tha Rama.

“Në këto kushte po punojmë njëkohësisht për të vendosur, aty  ku protokolli është i kuq, pasi kemi tre lloje protokollesh, jeshil, ku risku është i ulët, protokolli i verdhë, kur risku është pak më i lartë apo mesatar, dhe protokolli i kuq, kur risku është shumë i lartë. Kemi vendosur që fillimisht te sipërmarrjet me protokoll të kuq, të vendosim një bluzë të bardhë, që do të ndjek zbatimin pikë për pikë të protokollit të sigurisë në kohë reale, që të mos ketë asnjë çedim, që asnjë pronar, asnjë sipërmarrës, të mos jetë duke mos zbatuar siç duhet standardet e sigurisë, dhe të mos ketë punonjës të pa-informuar për mënyrën se si duhet të sillet në mjedisin e punës për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe familjarët e tyre”,- nënvizoi Rama.

Gjatë kësaj jave pritet të përcaktohen edhe emrat për COVID19.

“Do të ngrihet kjo strukturë dhe me emra të përveçëm gjatë kësaj javë. Në këtë Task Forcë do të përfshihet dhe pushteti vendor me përfaqësuesit e vetë”,- nënvizoi Kryeministri Edi Rama. ATA

Aktualitet

Archives