Koronaviruesi ”ndalon” përkujtimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampeve të përqëndrimit

75-vjetori i çlirimit nga trupat aleate të kampeve naziste të përqendrimit në Bergen-Belsen, Sachsenhausen dhe Ravensbrueck, në prill 1945, nuk u përkujtua pothuajse fare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndalimi aktual në Gjermani i tubimeve publike do të thotë edhe ndalim i përkujtimit të  ngjarjeve madhore për të shënuar çlirimin e kampit të përqendrimit Bergen-Belsen nga ushtarët britanikë, 75 vjet më parë këtë javë, më 15 prill 1945.

Kryeministri i shtetit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil shënoi përvjetorin me fjalë paralajmëruese për qytetarët gjermanë.

“Bergen-Belsen është dhe mbetet një plagë e hapur në historinë tonë”, tha sot Weil dhe bëri thirrje për veprim të vazhdueshëm kundër antisemitizmit dhe racizmit.

“Ne i përkujtojmë viktimat me trishtim të thellë dhe me turp”, shtoi Weil.

Fotografitë e rreth 10 000 të burgosurve të zhveshur të gjetur në kampin buzë Lueneburg Heath, tmerruan botën në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Midis të burgosurve të luftës dhe të të burgosurve të kampit të përqendrimit që vdiq atje ishte 15-vjeçarja Anne Frank, ditari i botuar i së cilës e bëri atë të famshme në botë.

Ndërkohë, një ceremoni e vogël u mbajt në Berlin për të përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit nga trupat sovjetike të kampeve të përqendrimit Sachsenhausen dhe Ravensbrueck. ATA

Aktualitet

Archives