Në Shqipëri 25 raste të reja, shkon në 609 numri i të prekurve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 25 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 609.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në komunikimin e përditshëm të përditësimit të të dhënave u shpreh se “në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë: Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID-19.
Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri”.

Deri në këto momente janë testuar 6 017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste. ATA

Aktualitet

Archives