Masat e sigurisë ndaj Koronaviruesit/ Kontrolle bizneseve ushqimore

Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Elbasan vijoi sot me inspektimet dhe monitorime në bashkitë Elbasan, Peqin, Përrenjas dhe Cërrik.

Në terren ishin pesë grupe inspektimi ku u realizuan gjithsej 12 inspektime.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë kryer po ashtu monitorime në 8 furra buke lidhur me respektimin e masave për mbrojtjen nga infeksioni COVID 19 në Peqin, Belsh, Cërrik.

Konstatohet se në subjektet e inspektuara dhe të monitoruara gjatë shërbimit përdoreshin maska, doreza dhe dezinfektantë. Ishte i afishuar plani i masave për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Gjatë inspektimeve nuk u konstatuan shkelje të legjislacionit në fuqi. ATA

Aktualitet

Archives