Takim BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të zgjerimit

(From L) European Union foreign policy chief Josep Borrell, Montenegro's President Milo ?ukanovic, Kosovo president Hashim Thaci, Croatian Prime Minister Andrej Plenkovic, North Macedonia's Foreign Minister Nikola Dimitrov, European Council President Charles Michel, Chairman of Bosnia and Herzogovina Zeljko Komsic, Serbian President Aleksandar Vucic, Albanian Prime Minister Edi Rama and the European Commission President Ursula von der Leyen pose for a family photo during an EU-Western Balkans Summit at the EU headquarters in Brussels on February 16, 2020. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel priti sot gjashtë vende të Ballkanit Perëndimorch, kandidate për anëtarësimin në BE për një “diskutim të sinqertë”, gjatë një darkë pune, e destinuar për përgatitjen e samitit të Zagrebit në maj.

“Shpresoj për një diskutim të sinqertë, intensiv dhe të hapur”, njoftoi ai në një ndërhyrje të shkurtër para pritjes të të ftuarve.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kreu i diplomacisë europiane, Joseph Borrel morën pjesë gjithashtu në këtë takim jozyrtar ashtu si dhe kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

“Ne do të shikojmë shikojmë se si të thellojnë partneritetin tonë me këto vende, të sigurojmë perspektivat e tyre europiane dhe të japim sinjale për perspektivat e tyre europiane”, theksoi Charles Michel.

“Bëhet fjalë për të ndërmarrë një dialog politik në nivelin më të lartë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën dhe të kuptojmë pritshmëritë e tyre para fillimit të përgatitjeve të samitit të Zagrebit më 17 maj”, theksoi një zyrtar europian.

“Ne të gjithë patem vështirësi për t’u ulur këtë mbrëmje në Bruksel dhe është një lloj paralajmërimi që për ne mberritja në BE nuk do të jetë e lehtë”, komentoi me humor kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Ne jemi shumë të interesuar për të diskutuar për metodologjinë e re përsa i perket hapjes se negociatave”, theksoi ai.

Shpresat janë që kjo procedurë e re të miratohet nga shtetet anëtare në kohë, për samitit e Zagrebit dhe që marrëveshja të mundësojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Punëve të Jashtme do të diskutojmë nesër gjatë një takimi për metodologjinë e re, të propozuar nga Komisioni për anëtarësimet.

Drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit do të marrin pjesë nesër(te henen) në një konferencë donatorësh për të ndihmuar për rindërtimin e Shqipërisë, goditur nga një tërmet i fuqishëm në nëntor 2019.

“Kjo do të jetë për në një ditë shumë e rëndësishme”, theksoi kryeministri shqiptar, Edi Rama. ATA

Aktualitet

Archives