Itali: Një shqiptar gjendet i vrarë në rrugë

Një shqiptar me banim në Fermano të Italisë, është gjetur i vrarë në rrugë në Porto Sant’Elpidio, zonë e Corva.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar, i cili u gjet nga një kalimtar mëngjesin e 17 shkurtit.

Dyshohet se shqiptari është vrarë me goditje thike, ndërkohë që lidhur me rrethanat e vdekjes së tij hetimet janë në vijim.

Shqiptari ishte goditur me thikë pas shpine, duke bërë që të gjejë vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Emri i viktimës nuk bëhet me dije, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të krimit./noa.al/

Aktualitet

Archives