Eksploziv poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Lici/ Forcat xhenio çaktivizojnë lëndën plasëse

Forcat xhenio kanë çaktivizuar lëndën plasëse të gjendur në një pako të mbështjellë me natriban, nën automjetin e administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Lici.

Ekspertët bëjnë të ditur se lënda në fjalë është plasëse dhe se hetimet në laborator do të përcaktojnë llojin e përdorur dhe mekanizmin.

Mëngjesin e sotëm, administratori i klubit të Vllaznisë, Suad Liçi njoftoi policinë e Shkodrës se poshtë mjetit të tij tip Benz, kishte konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban dhe se dyshonte se kishte të bënte me lëndë plasëse.

Aktualitet

Archives