Sulmi në sistemin TIMS, Blinken bisedë me Ramën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar me kryeministrin Edi Rama pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS të Shqipërisë.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, i cili publikoi detaje nga kjo bisedë mes Blinken dhe Ramës.

Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Ai theksoi në bisedë me Ramën, rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.

“Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken përmes një postimi në Twitter komentoi bisedën telefonike me kryeministrin Rama ku theksoi se, SHBA nuk do të tolerojë asnjë sulm kibernetik kundër aleatëve.

“Bisedova me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen pas sulmit kibernetik të 9 shtatorit kundër Shqipërisë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë Shtetet e Bashkuara apo Aleatët tanë të NATO-s”, shkruan Blinken.ata

Aktualitet

Archives