Sulmet terroriste e 11 shtatorit në SHBA, ministrja Xhaçka mesazh në nderim të viktimave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka përcolli sot një mesazh në nderim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, 2001 në SHBA.

“Kujtojmë jetët e humbura në atë tragjedi të tmerrshme, por gjithashtu krenohemi me guximin, dhembshurinë, sakrificën dhe solidaritetin e asaj dite”, u shpreh ministrja Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 2001, 19 terroristë Islamikë të Al Qaeda-s, morën peng 4 avionë pasagjerësh të nisur nga Boston, Njuark dhe Uashington dhe i përdorën ato si raketa gjigante për të sulmuar godina simbolike në SHBA.

2 kullat ikonë të Nju-Jorkut u rrëzuan, Pentagoni u dëmtua rëndë; gati 3 mijë njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, ose pësuan probleme afatgjatë shëndetësore. ata

Aktualitet

Archives