Shkodra me mole turistike, projekti “Almon” në fazën e zbatimit

Molet turistike “Almonit” në liqenin e Shkodrës është projekti që së shpejti do të krijojë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik në liqen midis Shkodrës – Shirokës – Zogajt dhe Vir Pazarit.

Ky projekt financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Programit IPA Adriatik CBC Itali – Mali i Zi – Shqipëri dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit konkret.

“Me këtë projekt merr një tjetër dimension zhvillimi i turizmit dhe ekonomia në këto zona dhe krejt territorin e bashkisë Shkodër”, thekson bashkia në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë një takimi të zhvilluar mes përfaqësuesve të bashkisë Shkodër, FSHZH, komunës Tivar dhe aktorëve të tjerë, ishte i pranishëm edhe arkitekti Jesus Hernandez, një prej kontributorëve kryesorë të planifikimit të zhvillimit në zonën e liqenit dhe hyrjes së qytetit të Shkodrës, i cili paraqiti vizionin e tij për një zhvillim të integruar të të gjithë zonës.

Molet që do ndërtohen do të jenë një vlerë të shtuar në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, në zhvillimin e paketave të integruara turistike midis dy vendeve.

Bashkia e Shkodrës do të jetë e angazhuar që këto mole të jenë jo vetëm pika për ankorimin e varkave të lehta dhe nxitjes së lundrueshmërisë në liqen, por edhe si qendra rekracionale në të cilat do të jetë e mundur të zhvillohen aktivitete sportive, kulturore e mjedisore që nxisin turizmin.ata

Aktualitet

Archives