Sizmiologu, Rexhep Koçi: Nuk ka vend për panik, pas goditjet janë shumë larg nga tërmeti i parë

“Pas goditjet nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 rihter janë më të vogla dhe nuk përmbajnë rrezik”, tha sot sizmiologu Rexhep Koçi.

Sizmiologu tha se pas goditjes së 26-nëntorit, vetëm tre goditje kanë qenë rreth 5 rihter, ndërsa të tjera kanë qenë gjithmonë e më të vegjël.

“Ishin të pritshëm për shkak se janë pasgoditje. Nuk parashikohen. Por magnituda nuk ka qenë afër tërmetit të parë. Vetëm tre goditje kanë qenë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël. Ajo zonë është ende aktive dhe do të gjenerojë ngjarje sizmike. Nuk ka vend për panik. Magnituda ka qenë shumë larg asaj të parë, kjo është normale. Është e vërtetë që shkakton stres. Por nuk është e thënë se do të ketë gjithmonë dëme. Tirana nuk është e rrezikuar”, tha Koçi.

Ata

Aktualitet

Archives