Mes viktimave të termetit shumë janë fëmijë

Ministrja Olta Xhaçka, mes lotësh lexoi listën e gjatë të atyre që nuk arritën të dilnin të fituar nga kjo betejë.

Të dashur qytetarë,

Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar, e që do doja mos të ndodhte kurrë.

Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu sic ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar.

Por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve nderkombetare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para.

Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot.

E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen.

Janë momente shumë të vështira për të gjithë ne. Me shumë ankth. Me shumë dhimbje për jetët e humbura por dhe shumë shpresë për të lënduarit.

Kjo ka qenë një ngjarje vërtet e rëndë. Por nëse ka në këtë situatë një fenomen mbresëlënës, eshte pa dyshim fryma e jashtëzakonshme e solidaritetit që kemi parë brenda dhe jashtë vendit.

Jam ndjerë vërtet edhe e prekur, por edhe shumë krenare, sic jam e bindur edhe te gjithë ju, kur kam parë skenat e qytetarëve që përpiqeshin e përpiqen te ndihmojnë brenda dhe përtej mundësive te tyre.

Dua t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët që ende sot po vazhdojnë të punojnë vullnetarisht, të palodhur e shpesh duke rrezikuar shumë. Ashtu siç dua të falenderoj edhe të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë, e mbi të gjitha vëllezërit e motrat tona kosovare që na janë gjendur ashtu siç dinë shqiptarët t’i gjenden njëri tjetrit në orët e tyre të vështira. Jam pa fjalë. Faleminderit nga zemra.

Aktualitet

Archives