Sulmuesi i Kukësit, Marlind Daku “Ofroj ushqim dhe strehim për të prekurit nga tërmeti”

Sporti tregon edhe njëherë se shkon përtej fushave. Një gjë të tillë e tregon edhe reagimi i sulmuesit të Kukësit, Marlind Daku.

Lojtari nga Kosova ka njoftuar të gjithë familjet e prekura nga tërmeti se i ofron strehim dhe ushqim në shtëpinë e tij në Kamenicë, Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm si familje ta lirojmë shtëpinë në Kosovë (Kamenicë) për 1 ose 2 familje të goditur nga tërmeti në Shqipëri. Të gjitha nevojat për ushqim dhe banim janë të hequra nga familja jonë. Numri kontaktues: +355692823781” shkruan Daku në rrjetin social “Facebook”.

21-vjeçari i përfaqësueses U-21 të Kosovës luan si i huazuar nga Osijek te Kukësi.

Aktualitet

Archives