Skandal në Lezhë! Një 30-vjeçarë hapi faqe në FB për të përfituar ndihma

Një 30-vjeçar është arrtestuar në Lezhë pasi u kap duke abuzuar me ndihmat e të prekurve nga tërmeti.

Policia e Shtetit sqaron se Arjan Meli nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”.

Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.

Aktualitet

Archives