Shqipëria, vendi që humbi më pak punonjës gjatë karantinës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “qëllimi ynë është që në harkun e një viti ta tejkalojmë nivelin e papunësisë të shkurtit të këtij viti, që ishte muaji i fundit përpara karantinës,  ku me 11% papunësi shifër zyrtare e konfirmuar nga Banka Botërore, ne kemi arritur nivelin më të ulët të papunësisë nga 1991”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Kryeministri Rama  tha se “këtu flasim jo për papunësi relative në raport me numrin e përgjithshëm dhe jo në raport me spekulimet që bëjnë ata që i kundërshtojnë këto shifra se thonë ju del e ulët se kanë ikur njerëzit nga Shqipëria. Jo, flasim në raport me numrin e përgjithshëm, nuk është 11% e njerëzve që janë sot në Shqipëri , por 11% e popullsisë në tërësi”.

“Dua të them se deri një ditë para tërmetit,  projeksionet e 2020 për ekonominë shqiptare ishin shumë optimiste dhe pozitive. Duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare  me shkrim në raportet dhe konkluzionet përkatëse të Bankës Botërore, papunësia e cila për 2019 statistikë e BB-së ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11% pritej të shkonte edhe më poshtë.  Borxhi në trajektore rënëse nën 65% , investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes së mëtejshme të numrit të turistëve të huaj patjetër që do të kishin një impakt të shtuar, por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë virusin COVID-19”, – nënvizoi Rama.

Sidoqoftë, vijoi Rama, masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet konferenca  jashtëzakonisht e suksesshme në Bruksel e donatorëve që na çliroi përfundimisht nga ankthi se do na duhej të spostonim krejtësisht gjithçka nga pikëpamja financiare  tek rindërtimi duke lënë mënjanë çdo investim dhe çdo shpenzim tjetër.

“Paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot të mund të themi pa frikë tani më parë edhe rezultatet pasuese të periudhës së hapjes nga pikëpamja ekonomiko financiare se nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se 10% të prodhimit të përgjithshëm presim të kufizohemi në më pak se 4.5%”, – tha Rama duke shtuar se nuk është pak si parandalim, përpos masave të marra në këta muaj vetëm në muajin e fundit kemi marrë tre masa të tjera thelbësore për nxitjen e ekonomisë në vend

Kryeministri Rama u shpreh se “e para ndërmorëm programin për ripunësimin e personave ende të papunësuar që humbën vendin e  punës gjatë karantinës së përgjithshme. Sot kemi një shifër të saktë kemi 13 mijë persona ende të parintegruar nga rreth 33 mijë që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës  flas për emra dhe mbiemra konkretë persona të regjistruar nuk flas në tërësinë për të bërë kalkulime dhe llogari spekulative duke parë parasysh edhe punën në të zezë. Krahasuar me vendet e tjera hyjmë tek vendet , flas në terma relativë në vendet që kemi humbur më pak”.

“Jemi në kushtet kur numërohem gati minus një million në Rumani, shifra zyrtare në Kosovë është 45 mijë,  Serbia 200 mijë, Kroacia rreth 200 mijë, Bullgaria rreth 100 mijë. Megjithatë këto nuk janë për të thënë se jemi përballë një çudie apo mrekullie, por për të thënë që duam t’i ripunësojmë sa më shpejt ata që ishin në punë dhe të  regjistruar dhe që sot numërohen në 13 mijë dhe për këtë arsye kemi vënë në funksion programet e ripunësimit që ofrojnë avantazhe të rëndësishme për këtë kategori specifike”, – tha Rama.

Ata

Aktualitet

Archives