Pezullohen 22 leje drejtimi për shpejtësi dhe përdorim alkooli

Drejtoria e Policisë Rrugore gjatë kontrolleve të zhvilluara në Tiranë në orët e para të mëngjesit të së dielës ka pezulluar 22 leje drejtimi, 10 për shpejtësi dhe 12 për alkool.

Policia e Shtetit bënë thirrje për respektim të rregullave të qarkullit rrugor, ndërsa nënvizon se “Radari, drageri dhe polici të shpëtojnë jetën”.

“22 patenta të pezulluara përgjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool. 4 drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi”,- njofton Policia.

“Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin 155 km/h deri 197 km/h. Shpjetësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h  mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë,  trafikut ende me fluks të lartë.  21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë”, bën të ditur Policia.

“Shpejtësi që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Kontrollet kanë vijuar dhe vijonë ende në rrugët e Tiranës duke përdorur dragerat. Si rezultat janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin  mjetin nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.48 mg/l. Gjithashtu janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur  dhe  tre  për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.”,- përfundon njoftimi i Policisë. Ata

Aktualitet

Archives