Basha: Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte

Në ditën  Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kryetari i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar shembjen e Teatrit Kombëtar, si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit.

Basha theksoi se Teatri Kombëtar do të rindërtohet siç ishte aty ku ishte.

“Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore e gjen Shqipërinë pa Teatrin Kombëtar, që u shemb nga regjimi si dëshmi e barbarisë dhe urrejtjes që kjo qeveri ushqen për vlerat dhe institucionet e kombit tonë”, shprehet Basha.

Po ashtu, Basha shtoi se “Teatri Kombëtar nuk ishte thjesht një institucion i kulturës dhe një gjurmë elegante e trashëgimisë tonë. Falë rezistencës së artistëve, aktivistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të Tiranës, ai u shndërrua në një vijë ndarëse ndërmjet regjimit dhe qytetarisë”.

“Rikonfirmoj angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike se Teatrin Kombëtar do ta rindërtojmë siç ishte aty ku ishte dhe ata që e sulmuan dhe e shembën brutalisht do të dalin përpara drejtësisë për këtë krim të rëndë ndaj kulturës, qytetarisë dhe mënyrës tonë të jetesës”, theksoi ai.

Aktualitet

Archives