Shqipëria, vendi i dytë në rajon që ka siguruar vaksinimin masiv antikovid

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ne jemi vendi i dytë në rajon që kemi siguruar të fillojmë vaksinimin masiv pas Serbisë, e cila i mori vaksinat nga Kina.

Në një intervistë televizive, kryeministri Rama tha se “sot që flasim ne kemi 280 mijë doza vaksina në dispozicion dhe ndërkohë kemi të siguruara 2 milionë e 640 mijë vaksina të siguruara. 1.2 milionë doza plus i kemi të siguruara nga ‘Sinovac’, 500 mijë nga ‘Pfizer’”.

“Sot kemi sjellë 192 mijë doza vaksinash ‘Sinovac”, do të sjellim 500 mijë brenda 3-4 javësh. Po presim njëkohësisht 106 mijë vaksina nga BE-ja, që nuk ka lidhje me ‘Covax’, por është një instrument i ri që shpresojmë të realizohet, janë të tjera nga ‘Pfizer’ dhe ‘AstraZeneca’”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ne brenda majit ne do kemi vaksinuar gjysmë milioni njerëz nga 60 vjeç e sipër. Ne kemi kapacitet të vaksinojmë dhe të arrijmë brenda majit gjysmë milioni njerëz”.

Duke folur për shpërndarjen e vaksinave, kryeministri Rama tha se “Kosova nuk ka marrë akoma asnjë dozë”.

“Ne do të vaksinojmë 11 mijë mjekët e infermierët e Kosovës brenda 20 ditësh në rast se ata do t’i sjellin me atë fluks që i sollën. Do t’i vaksinojmë në Kukës se nuk na lejohet t’i çojmë atje vaksinat”-, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se “ne kemi pasur vijimisht kanale të hapura”.

“Ndryshimi i qëndrimit tim është një ndryshim shumë i butë se sa ndryshimi i kancelares Merkel që thotë se ne duam ta marrim ‘Sputnikun’ rus dhe pse BE nuk do e aprovojë. Gjermania nuk po shkëlqen në procesin e vaksinimit se i la të gjitha në dorën e BE-së dhe nuk ka sasitë që i duhen Gjermanisë për të ecur në ritmin e Britanisë së Madhe”, – tha Rama.

“Shqiptarët kanë respekt për sistemin shëndetësor turk, është i pranuar si një nga sistemet shëndetësore ekselente të botës. 15 milionë turq kanë marrë këtë vaksinë”, – tha Rama. ata

Aktualitet

Archives