Sentop: Turqia lufton të gjitha llojet e veprimtarive dhe organizatave terroriste pa dallim

Mustafa Sentop, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, tha se lufta kundër terrorizmit mbetet një çështje e rëndësishme e agjendës për të gjithë.

Sentop drejtoi “Konferencën e Katërt të Kryetarëve të Parlamenteve për Luftimin e Terrorizmit dhe Forcimin e Lidhjes Rajonale” që mbahet në Antalie.

Duke vënë në dukje se botëkuptimi që organizata ime terroriste është e “mirë” e juaj “e keqe” është e papranueshme, Sentop tha se lufta kundër të gjitha formave të terrorizmit duhet të kryhet me të njëjtën vendosmëri.

Mustafa Sentop shpjegoi se standardet e dyfishta duhet të shmangen në këtë luftë të vështirë dhe komplekse.

“Një organizatë terroriste nuk mund të jetë partnere në luftën kundër një organizate tjetër terroriste. Për shkak se është e sigurt se ndjekja e një politike selektive midis këtyre organizatave do të ketë pasoja negative për sigurinë tonë kolektive”, bëri të ditur Sentop.

Duke bërë të ditur se Turqia po lufton njëkohësisht me organizata të shumta terroriste si PKK/PYD/YPG, FETO, DAESH dhe Al-Kaeda, Kryeparlamentari Sentop deklaroi se terrorizmi, i cili konsiderohet si një kërcënim themelor për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ka qenë prej kohësh një kërcënim dhe shqetësim për Turqinë në të gjitha format dhe manifestimet e saj.

Sentop vuri në dukje se ata vazhdojnë të luftojnë të gjitha llojet e veprimtarive dhe organizatave terroriste pa dallim. trt

Aktualitet

Archives