Shqipëri-Kosovë me një ndalesë, Lleshaj: Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq

-Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi një ditë më parë marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Lidhur me këtë vendim reagoi sot ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili e konsideron të rëndësishëm këtë vendim që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, deklaron Lleshaj.

“Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq”, nënvizon ministri, duke shtuar se “së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”. ata

Aktualitet

Archives