Shkarkohen përfaqësuesit e Qeverisë nga bordet e administrimit të Universiteteve

Të gjithë anëtarët e bordeve të administrimit të emëruar nga Ministria e Arsimit në Institucionet e Arsimit të Lartë u shkarkuan sot nga detyra.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp të zhvilluar pas mbledhjes së qeverisë, duke folur për vendimin e marrë lidhur me kërkesën e pestë të studentëve të cilët mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore,ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojnë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t, si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Kreu i qeverisë theksoi se “ne vendosëm sot që të miratojmë një vendim të Këshillit të Ministrave përsa i përket përcaktimit të kritereve dhe të procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të administrimit, për sa i përket përfaqësimit që duhet të garantojë Ministria Përgjegjëse e Arsimit”.

“Faktikisht të gjithë anëtarët ekzistues të bordeve janë de fakto të shkarkuar, de juro do të qëndrojnë në atë pozicion deri në zëvendësimin se mund të ketë emergjenca vendimmarrëse dhe nuk ka sens që vendet të mbeten bosh”, theksoi Rama.

Sipas tij, emërimet e reja do të bëhen në një proces të hapur në sytë e publikut, të studentëve, të gjithë të interesuarve dhe një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim një student nga studentët, por të jetë figurë publike në përputhje me ligjin.

“Senatet janë të lira ligjërisht që ndër vendet që ata kanë në borde të propozojnë një prej studentëve anëtarë senati, apo drejtues të këshillit studentor. Por kjo i takon senateve, studentëve ta zgjidhin këtë me drejtuesit e tyre. Nëse kjo vendoset në statusin e universitetit prezenca normohet definitivisht. Afati i realizimit prill-maj 2019”, tha Rama. Ata

Aktualitet

Archives