Krishtlindja, Presidenti Meta uron shqiptarët: Mirësi, solidaritet dhe humanizëm

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët në ditën e Krishtlindjes, duke u uruar shpresë, mirësi, solidaritet dhe humanizëm.

Në urimin e tij, Presidenti Meta shprehet se në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë. “Gëzuar Krishtlindjen!”, tha ai.

Presidenti apelon për harmoni, mirëkuptim, dashuri dhe begati për shqiptarët.

“Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale”,- shprehet Meta.

Po ashtu Presidenti Meta apelon për solidaritet me të vetmuarit, të sëmurët dhe njerëzit në nevojë.

“Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim. Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!”, shprehet Meta. ata

Aktualitet

Archives