Biblioteka Publike “Marin Barleti”, Shkodër mbledh në një aktivitet fëmijët e spikatur “Miku i librit”

Në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së certifikatave për fëmijët më të spikatur “Miku i librit”.

Biblioteka “Marin Barleti”, në ditën e sotme, mbylli siparin e aktiviteteve kulturore, me aktivitetin më domethënës të vitit, dorëzimin e certifikatave lexuesve më të mirë fëmijë.

Lexuesve iu dhurua edhe nga një libër. Me këtë rast bashkia Shkodër dhe Biblioteka falënderoi jo vetëm prindërit, por edhe gjyshërit, mësuesit dhe edukatorët që i nxisin fëmijët të lexojnë.  ata

Aktualitet

Archives