Shqipëri/Çomo: Forconi mbrojtjen kundër COVID-19, duke u vaksinuar me dozën përforcuese💉💉💉

Doza përforcuese e vaksinës anti-COVID siguron një mbrojtje më të mirë ndaj të gjitha nënvarianteve të COVID-19.

Kështu u shpreh sot shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ndërsa u bëri apel qytetarëve të forcojnë mbrojtjen e tyre duke u vaksinuar me dozën përforcuese ndaj COVID-19.

“Nxitoni për të bërë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, sepse siguron një mbrojtje më të mirë sidomos ndaj nënvarianteve të reja që janë në qarkullim”, tha Çomo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi dy ditë më parë vaksinimin me dozën e katërt përforcuese kundër COVID-19 të grupmoshës mbi 60 vjeç, si dhe të personave me sëmundje kronike.

ata

Aktualitet

Archives