Në Shqipëri, festohet Pashka ortodokse

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, një ditë e shënuar e kalendarit fetar.

Kryeministri Edi Rama uroi mëngjesin e sotëm besimtarët. “Gëzuar Pashkët Ortodokse”, u shpreh ai.

Në mesnatë qindra besimtarë ortodoksë kanë ndjekur meshën në kishën e Shën Gjergjit.

Qindra besimtarë janë afruar dhe kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën dhe që sipas traditës çdo besimtar e merr atë në çdo familje për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.

Një dhuratë tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe sipas besimi të tyre simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guaska e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Aktualitet

Archives