Sali Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar kandidimin e tij për kreun e Partisë Demokratike.

Berisha gjatë konferencës për mediet nga selia blu, ka siguruar kandidatët e tjerë për një garë të hapur, transparente dhe të ndershme.

Afati është deri në datë 7 maj, teksa theksoi se ai vetë nuk i ka dorëzuar ende dokumentet, por do e bëjë shumë shpejt.

“Nuk kam dorëzuar dokumentet, por do të kandidoj, deputetët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, çdo votë. Ata që munguan përjashtuan veten, kishin vendet e tyre në Kuvend, pra ky ishte një vendim i tyre, jo i instancave të PD”, tha Berisha.

“Kam besim se deputetët e PD do t’i bashkohen Berishës, nuk mund të them që çdonjëri prej tyre, por në tërësi, shpreh bindjen më të madhe se pas Kuvendit, do i bashkohen PD-së. Pra, në këtë aspekt, Kuvendi ishte Kuvendi i bashkimit të PD, ata që pretendojnë pse nuk u shty Kuvendi, nuk pranonte shumica ta shtynte”, u shpreh Berisha.

ata

Aktualitet

Archives