Shqipëri – “Gati programi i ri i pastrimit qeveri-bashki për muajt e verës në bregdet”

Në qytetin e Durrësit vijon puna për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare të qytetit në prag të sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna për pastrimin e bregdetit të Durrësit.

“Në vigjilje të sezonit turistik, një dorë e fundit e përgatitjeve të plazhit nga bashkia Durrës, ndërkohë që programi i ri i pastrimit qeveri-bashki për muajt e verës në bregdet është gati”, tha Rama.

Përveç heqjes së mbeturinave punonjësit e bashkisë së Durrësit kanë pluguar edhe rërën gjatë bregdetit të Durrësit.

Bashkia e Durrësit vazhdimisht në prag të sezonit turistik dhe jo vetëm, zhvillon aksione pastrimi në plazhin e Durrësit.

Këto aksione shërbejnë si për pastrimin dhe mbajtjen pastër të mjedisit urban, ashtu edhe për ndërgjegjësimin e pushuesve dhe turistëve mbi ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit.

ata

Aktualitet

Archives