Riemërohet radioja e parë në gjuhën turke: “Cosmo Türkçe”

turke në vend, u ndryshua në “Cosmo Türkçe” dhe nisi transmetimet “podcast” nëpërmjet internetit.

Tuncay Özdamar, kryeredaktori i radios “Cosmo Türkçe”, deklaroi se WDR-ja filloi një proces digjitalizimi dy vjet më parë dhe u vendos që të gjitha transmetimet në gjuhët kryesore të realizohen në formatin “podcast”.

“Radioja e Këlnit u transformua gjithashtu në «Cosmo Türkçe» në kuadër të këtij vendimi”, theksoi ai.

Özdamar shpjegoi se transmetimet e reja në formatin “podcast” nuk do të jenë shumë të ndryshme nga temat që trajtonte Radioja e Këlnit.

“Ne do të trajtojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hollësishme çështjet që kanë të bëjnë direkt me njerëzit turqishtfolës që jetojnë në Evropë ose në Turqi”, vijoi kryeredaktori i “Cosmo Türkçe”.

Pasi saktësoi se me emrin “Cosmo Türkçe” do të jenë pranishëm në të gjitha mjediset virtuale që mundësojnë dëgjimin e transmetimeve në formatin “podcast”, Tuncay Özdamar tha se me këtë emër të ri duan të arrijnë audiencë më të gjerë e më të re.

Ai bëri me dije gjithashtu se krahas internetit, podcast-et e “Cosmo Türkçe” do të transmetohen çdo ditë në orën 20:00 me kohën lokale edhe në frekuencën, me të cilën janë mësuar dëgjuesit e Radios së Këlnit.

Aktualitet

Archives