801 raste të reja dhe 2 humbje jete në Shqipëri nga virusi i rrezikshëm COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përditësoi të dhënat e pandemisë për 24 orët e fundit.

Sipas MSHMS-së, janë kryer 5,166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 801 qytetarë, në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnjë, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Përrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.

“Janë 7,049 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar”, informon Ministria.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 33 vjeç, një qytetar nga Vlora 73 vjeç.

“Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që nga fillimi i epidemisë”, bën të ditur Ministria.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS kujton se respektimi i protokolleve anti-COVID është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

“Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apeloi MSHMS.

Statistika (04 Janar 2022)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 351
Të shtruar në spitale 113
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,166
Testime totale 1,495,002
Raste pozitive 212,021
Raste të shëruara 201,748
Raste Aktive 7,049
Humbje jete 3,224
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,326
Fier 711
Durrës 645
Shkodër 451
Elbasan 441
Vlorë 433
Berat 284
Gjirokastër 225
Lezhë 213
Korçë 143
Dibër 106
Kukës 71

ata

Aktualitet

Archives