Reshjet e dëborës, situatë problematike në Kukës dhe Dibër

Nisja e reshjeve të dëborës ka shkaktuar vështirësitë e para në zonat veriore të vendit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga raportimet dhe vlerësimet, më problematike situata paraqitet: Qarku Dibër dhe Qarku Kukës.

Ministria thotë se mjetet dhe forcat janë në gatishmëri dhe po vijon koordinimi me strukturat e emergjencës në pushtetin vendor.

Gjatë javës që vjen situata meteorologjike në vend pritet të përkeqësohet, shoqëruar me temperatura të ulëta nën zero gradë. oranews

Aktualitet

Archives