PORTRET – HADIXHA BAKALLI-GJONI

“E fortë si guri”, por e suksesshme dhe me fat, në politikë si edhe për emancipimin e grave. Gjithmonë kam pasur dëshirë si kalalesh ta shoh edhe më lartë…

Zonja Hadixhe Bakalli GJONI është një femër e rrallë në politikën tonë . Them se është e rrallë, pasi që të rralla ishin ata femra, të cilat barabar me meshkuj kanë ngritur zërin për avancimin e popullit tonë shqiptar, pas tranzicionit, në fillimet e viteve 90 të të shekullit të kaluar. Zonja Gjoni është mbi 25 vite prezente në politikë, por edhe në shoqërinë civile, ku ka dhënë dhe ende jep një kontribut të madh në emancipimin e gruas shqiptare tek ne.

Më kujtohen paraqitjet e para të kësaj zonje me një pedigre të veçantë, e cila me hapa gjigante në ato kohë të vështira të ndryshimeve në shoqëri dhe në politikë, ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e partisë politike të parë nacionale shqiptarë në Mal të Zi.

Hadixha Gjoni, Hadidza DjoniIshte ajo një ndër femrat e para nga qyteti ynë , ku ngriti zërin lart për të drejtat tona kombëtare, por edhe për emancipimin e femrës shqiptare e cila me dekada dhe shekuj ishte në errësirë. Së bashku me të ndjerin Fuad Nimanin, Mehmet Bardhin, Bajram Rexhën dhe të tjerë pati guxim të dalë në skenën e politikës, pas rënies së komunizmit.

Prandaj, edhe them se është e rrallë.

Në kujtesë të veçantë të paharruar, më ka mbetur një tubim ku isha edhe unë prezent, në Sallën e Madhe të shkollës fillore Marshall Tito, një kujtesë ku ajo ndër të parët paraqitet në politikë tek themelimi i partisë së parë shqiptare.

Ishte në binë, në radhët e para, së bashku me të tjerët të cilët kanë pasur kurajo të dalin të flasin pa frikë, me një entuziazëm të madh për të drejtat tona kombëtare. Ishte ky një vizion i rrallë, i fort, i cili më vonë u tregua i suksesshëm, në veçanti për një femër në ato kohë të vështira, një vizion për qytetin dhe për popullatën tonë autoktone, një aktivitet inspirues i lëvizjes tonë kombëtare.

hadixha-gjoni-samiti-i-diaspores-8Nuk ka qenë lehtë të dalësh dhe të kërkosh të drejtat tona, të kërkosh ate çka të takon, ta prekësh çështjen shqiptare, ta nxjerrësh nga errësira komuniste pas një kohe të vështirë, në veçanti në shtetin ku jemi trajtuar dhe ende trajtohemi pakicë, minoritet. Pra, në ato kushte të vështira kjo zonjë ishte ndër të parët në radhët e para, ndërmjet meshkujsh. Gjëra të cilat duhet të përmenden, t’i kujtojmë dhe të mos i harrojmë. Këto janë fakte të cilët nuk mund t’i mohojë askush.

Prandaj nuk është rastësi që ajo shumë herë është në poste të larta në hierarkinë e partisë, por edhe të pushtetit vendor. Është prezente në manifestime të ndryshëm të cilët i organizon pushteti vendor. Zonja Gjoni tash është në postin e nënkryetares së Komunës, por nuk jam fare i sigurt se ajo nuk meriton edhe më shumë, edhe më tepër.

IMG_0592E njoh shumë mirë. Ndaj saj dhe ndaj familjes së saj kam një respekt të veçantë, jo vetëm që ajo është me origjinë nga Kalaja, nga një fis me gjene “të fortë” dhe me një pedigre të veçantë të trashëguar nga familja Bakalli.

Babai i saj, i ndjeri Shyqyri BAKALLI , ka qenë një kohë të gjatë në krye të Meshihatit të fesë tonë islame në Mal të Zi, dhe ai me autoritetin e tij pa dyshim ka dhënë një kontribut të madh në kohët e vështira të komunizmit, për hapjen dhe forcimin e fesë tonë islame në këto treva. Ai ka mbajtur lart flamurin e fesë tonë në kohën e komunizmit, ka qenë trim, guximtar me një autoritet të madh, ka folur pa frikë dhe ka bërë shumë për emancipimin e islamit burimor në këto treva.

Ndërmjet shumë aktiviteteve ai ka dhënë një kontribut të madh për botimin e MEVLYDIT në gjuhën shqipe, por edhe për shumë aktivitete, të cilët kanë lënë gjurmë tek Bashkësia Islame në Malin e Zi.

image-0-02-04-55cdf6d2d88ec8d60cafc3cd416beddef5260e4696c83c4aeca240f1923ee577-VPrandaj, nuk është për të u çuditur që zonja Hadixhe ka qenë dhe është trimëreshë, që është e gojës, gjithmonë aktive dhe e rrallë. E njoh edhe nga turizmi, ku ka punuar si nëpunëse në kontabilitet në hotelin “Lido”, në Plazhin e Madh.

Zonja Hadixhe Gjoni, është një zonjë dhe një nënë e dalluar. Së bashku me bashkëshortin e saj, një intelektual të spikatur, i cili para një kohës së shkurtër ka ndërruar jetë, ka edukuar dy djem të arsimuar në institucionet më të larta tek ne.

Bile njëri, të cilin e njoh më mirë, Edini, i cili ka trashëguar gjenin e fortë të gjyshit të tij, të ndjerit Shyqyri BAKALLI, është imam i dalluar, i cili jeton dhe predikon islamin në Amerikë, duke dhënë kështu një kontribut të madh që mërgimtarët tanë të trashëgojnë gjurmët e të parëve të tyre.

Prandaj, edhe një respekt i posaçëm për te dhe për personalitetin e zonjës Hadixhe Bakalli GJONI.

I.Karamanaga

Aktualitet

Archives