Reforma Zgjedhore në Shqipëri/ Zyrtari i DASH, Reeker: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur

Ambasadori Philip Reeker, ndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri.

Siç bën të ditur VOA, Reeker i bëri këto komente në një telekonferencë me gazetarë në Bruksel.

“E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitive ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe në do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha Reeker, ndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. ata

Aktualitet

Archives