Fillon draftimi i marrëveshjes për njohjen reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se dialogu teknik me Serbinë ka përfunduar.

Përmes një postmi në Facebook, Hoti bën me dije se sot në Bruksel fillon draftimi i marrëveshjes për njohjen reciproke me Serbinë.

Postimi i Hotit në Facebook

”Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.”/ora.news/

Aktualitet

Archives