“Lista të hapura 100%”/ Basha të mos mbajë peng opozitën

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha sot se Basha nuk duhet të mbajë peng opozitën.

Duke folur për listat e hapura, e ftuar në një studio televizive Hajdari tha e ka kushtëzuar marrëveshjen e 5 qershorit me lista e hapura dhe nëse nuk hapen lista atëherë kjo marrëveshje nuk është e plotë dhe nuk është një reformë zgjedhore, sepse sjellë pak risi. “Nëpërmjet angazhimit tonë dhe shoqërisë civile lista e hapura janë realitet”, u shpreh Hajdari.

Në lidhje me diskutimin e sotëm në tryezën e Këshillit Politik, Hajdari tha se kishte diskutuar me kryeministrin që listat e hapura të jenë 100% dhe nuk mund të ketë hile dhe marifete me pretendimin e ruajtjes së kuotava gjinore.

Po ashtu, Rudina Hajdari tha se Basha nuk duhet të mbajë peng një opozitë të tërë dhe të mbahet mend si partia që nuk do ndryshim.

“Do ishte vendim i gabuar nëse Basha do të mbante peng një opozitë të tërë, por ka ende kohë për të ndryshuar mendim. Ka shumë demokratë që mbështesin listat e hapura. PD nuk duhet të kujtohet si një opozitë që nuk do ndryshim. Edhe në lidhje me reagimin e Presidentit që thotë se nuk i njeh ndryshimet kushtetuese,  ai nuk mund të bëjë dot asgjë, pasi na e lejon Kushtetuta”, tha ajo.

Në lidhje me 30 korrikun, Hajdari tha se nuk ka surpriza pasi janë 94 votat për miratimin e listave të hapura në Kuvend.

“Duhen 94 vota për ndryshime kushtetuese që ne i kemi dhe të 28 deputetëve iniciues dhe të tjerët që i janë bashkuar kësaj nisme janë të mjaftueshme për të marrë votat që duhen, nuk ka surpriza për votimin në 30 korrik”, tha Hajdari. ata

Aktualitet

Archives