Rama: “Vaksinimi i studentëve, domosdoshmëri për normalitetin e vitit akademik”

Në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2- viti i ri akademik do të nisë me kushte shumë më të mira në shumë godina studentësh, ndërkohë që puna do të vijojë pa pushim deri kur edhe godina e fundit studentore në vend të ketë po këto kushte.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi panë nga afër ambientet e Rezidencën Studentore Universitare nr. 2.

“Vaksinimi i studentëve është një domosdoshmëri për ecurinë normale të këtij viti të ri akademik, kur bota po përballet me shenjat shqetësuese të një vale të tretë infeksioni, për shkak të variantit Delta të koronavirusit, prandaj të gjithë studentët duhet të mbajnë qysh sot parasysh, se në varësi të numrave epidemiologjikë vaksinimi mund të kthehet i detyruar për këdo që hyn në auditore”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “megjithëse po shtyhet ardhja e refugjatëve afganë për shkak të logjistikës dhe fluturimeve mund të ndodhë që mos të nevojiten këto ambiente. Do të lirohen strukturat që kemi bërë gati pas sezonit, por në të gjitha rastet është me rëndësi që të jetë e qartë për të gjithë se nuk bëhet fjalë për hiq studentët sill refugjatët afganë, por thjeshtë për të shfrytëzuar këtë dritare kohe para se të vijnë studentët”.

E dyta, vijoi Rama, që është me rëndësi dhe duhet të komunikojmë intensivisht me të gjithë rektoratet është që mund të vijë momenti duke pasur parasysh se çfarë po ndodh nëpër botë me rritjen e numrave, duke pasur parasysh rrezikun që paraqet varianti i ri Delta, vaksinimi për studentët që hyjnë në auditore duhet të jetë i detyrueshëm.

“T’iu komunikohet kjo vijimësisht që nëse vjen momenti të mos thonë “pse s’na thatë dhe këtu nuk ka dua s’dua”, se ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre bashkë me të tjerë është përgjegjësi që nëse për veten e tyre mund të thonë ne s’duam t’ia dimë të tjerët, s’mund të t’i marrin të tjerët në qafë. Mund të vijë momenti që vaksinimi për studentët në auditore të jetë i detyrueshëm. Është e pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm ose të shmangshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që kurrë nuk duhen të kthehen mbrapsht në Shqipëri”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “edhe me pedagogët duhet bërë e njëjta gjë. Nuk ka “nuk dua”, pedagogët që hyjnë në auditor, studentët kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët dhe shteti ka për detyrë që të garantojë që unë jam i vaksinuar të mos rrezikohem nga një që nuk është i vaksinuar. Askush nuk ia ka borxh askujt se dikush vjen e thotë nuk dua. Mund të mos e bësh, por rri jashtë, nuk futesh në auditor”.

“Ka filluar të bëhet e detyrueshme kudo mund të vijë momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme dhe këtu, se tjetër gjë për atë që rri në shtëpi, por kush ka ndërveprime sociale, punë apo aktivitete të tilla që është në kontakt me njerëzit e tjerë në distanca të afërta nuk mund të thotë s’dua, ose të thotë s’dua por të tërhiqet nga ai ndërveprim deri sa është virusi vërdallë”, tha Rama.

Ministrja Kushi tha se “”kjo rezidencë përbëhet nga katër godina të rikonstruktuara sipas standardeve më të mira. Janë ndërtuar që në 1990, por janë rindërtuar 3 vitet e fundit. Tani presin studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë, Mjekësisë, i Sporteve dhe Bujqësori”.

“Viti i ri akademik fillon në 11 tetor. Pjesa më e madhe e pedagogëve janë vaksinuar dhe i bëmë thirrje edhe studentëve të përfitojnë nga muaji i vaksinimit. sepse do të rrisë më shumë mundësinë që të jetë një vit normal”, – tha Kushi. Ata

Aktualitet

Archives