Vaksinimi mbron shumë nga format e rënda të COVID-19

Mbi rritjen e rasteve të infektimeve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u bëri apel qytetarëve të vaksinohen, pasi është arma e vetme mbrojtëse ndaj këtij virusi.

“Efekti i vaksinimit në situatën epidemiologjike është shumë i ndjeshëm dhe i provuar. 95% e atyre që janë të infektuar janë të pavaksinuar dhe kjo në kushtet e ekzistencës së një transmetueshmërie të lartë të virusit është një tregues i fortë në favor të efikasitetit që ka vaksinimi”, tha Rakacolli gjatë një interviste televizive.

Ajo theksoi se, “edhe rastet e rënda dhe ato që janë në spital janë gjerësisht të pavaksinuar. Ka dhe qytetarë që janë të vaksinuar por është një përqindje e vogël. Pra mesazhi që japin shifrat është që vaksinimi të mbron jashtëzakonisht shumë nga infeksioni, nga forma e rëndë e sëmundjes dhe nga humbja e jetës. Në aktualisht kemi 27% të popullsisë të vaksinuar më dy doza dhe mbi 30% me një dozë vaksine”.

“Po të vëmë re ne vjet në këtë periudhë të vitit kishim më pak raste të reja ditore dhe kishim shumë më tepër të shtruar në spitale. Në këtë periudhë vjet ka qenë i mbushur tërësisht Covid 1 dhe gati në përfundim të kapaciteteve Covid 2. Tani në këtë periudhë mundemi qe me një spital të menaxhohet situata”, tha Rakacolli.

Rakacolli theksoi se të rrezikuar nga varianti ‘Delta’ janë edhe fëmijët.

“Edhe fëmijët preken. Kemi pasur edhe fëmijë të prekur edhe nga simptoma të rënda. Kemi pasur një humbje jete nga dhjetori. Pastaj fëmijët që kanë qenë në gjendjet ë rëndë kanë shpëtuar. 7 fëmijë kanë nevojë për kujdes spitalor. Por nuk janë në gjendje të rëndë”, tha ajo.

E pyetur sesi do veprohet për kujdesin shëndetësor për afganët që do të vijnë në vendin tonë Rakacolli theksoi se do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor.

“Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe do të ndiqen për shëndetin e tyre në vijimësi”, tha Rakacolli. ata

Aktualitet

Archives