Rama takim me Pompeon: Shqipëria besnikërisht e lidhur me SHBA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me Sekretarin, Mike Pompeo.

Kryeministri Edi Rama është shprehur pas takimit se në në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, folën për Rindërtimin, paketën Anti KÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretari Pompeo u shpreh pas takimit me Kryeministrin Rama mirënjohës ndaj partneritetit të palëkundur të Shqipërisë dhe rolin e saj të lavdërueshëm si lidere e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“I gëzuar të mirëprisja sot Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Departamentin e Shtetit, ku zhvilluam një diskutim të frytshëm. Mirënjohës ndaj partneritetit të palëkundur të aleates sonë, Shqipërisë, dhe rolin e saj të lavdërueshëm si lidere e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shprehet Pompeo.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus bëri të ditur detaje nga ky takim ku theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe përpjekjet aktuale për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

Sekretari i Shtetit Pompeo dhe Kryeminstri Rama diskutuan lidhur me përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) për vitin 2020.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe përpjekjet aktuale për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.

Sekretari amerikan i Shtetit vlerësoi gjithashtu Kryeministrin Rama për angazhimin e palëkundshëm të qeverisë së tij në NATO, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajon në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit të gjeneratës tjetër. ATA

Aktualitet

Archives