Rama shmang komentet për Berishën në Tropojë, por i kujton masakrën me Valbonën

Kryeministri Edi Rama shmangu komentet për ish-kryeministrin Sali Berisha në shtëpinë e tij, në Tropojë.

Por kreu i qeverisë nuk harroi ti kujtojë edhe njëherë masakrën që bëri me Valbonën.

Rama tha se qeveria e drejtuar prej minimizoi me sa mundi dëmin ku nga 11 HEC-e të planifikuara u ndërtuan vetëm 2.

Rama: Jam në shtëpinë e atij dhe nuk do ti përmend emrin dhe nuk do ta marr nëpër gojë, por më vjen keq ta them se edhe Valbona që është një bukuri përrallore e gjithë Europës u desh ti zija unë vendin atij që të bllokohej dhe minimizohej maskra e llahtarshme e 11 Hidrocentraleve njëri pas tjetrit. Sesi mund të firmosësh duke qenë lindur dhe rritur këtu për 11 Hidrocentrale në Valbonë nuk e di. 

Arritëm të kufizonim sa mundëm atë dëm. Nuk ka për tu ndërtuar veç atyre dyve asnjë Hidrocentral tjetër. Rrugën e Valbonës e gjetëm rrugëve njësoj siç është PD sot. Rrugë e nisur pa para, me daulle dhe shirita, e financuam dhe përfunduam. Më vjen mirë që në programin e 5 Yjeve kemi arritur të përfshijmë dhe Tropojën. Ai është i djathtë, unë e kam shumë mik dhe është i mërzitur. Avni Ponari po ndërton një hotel me 5 yje në Tiranë. Dhe të jeni të bindur se është vetëm dallëndyshja e parë. oranews.tv

Aktualitet

Archives