Miratohet komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u miratua ngritja e komisionit hetimor parlamentar, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Miratimi u bë me 13 vota pro dhe një kundër, dhe gjithçka për të hetuar shkeljen e Kushtetutës me vendimin e kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit,

I vetmi anëtar i komisionit që votoi kundër ishte kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Ndërkoh në raportin e prezantuar nga relatori i çështjes, deputeti socialist Adnor Shameti, u tha se kërkuesit për shkarkimin e Presidentit vlerësojnë se kreu i shtetit ka shkeli Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Po ashtu ai shtoi se përgjigja e institucionit të Presidentit tregoi qartazi se nuk kishte interes të dëgjohej në komision, madje citoi se “Përgjigja kishte një gjuhë fyese dhe ironike.”

Më tej ai tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e mori parasysh dekretin e Presidentit dhe vijoi punën për përgatitjen e zgjedhjeve.

Anëtarja e komisionit Vasilika Hysi deklaroi se në seancën parlamentare do të propozohet rrëzimi i dekretit të Presidentit.

Aktualitet

Archives