Krimet zgjedhore, kryeprokurorja Marku firmos urdhrin për prokurorët

Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur ditën e sotme urdhrin drejtuar prokurorëve lidhur me masat dhe procedurat për krimet zgjedhore.

Në urdhrin e Prokurores së Përgjithshme thuhet se qëllimi i tij është verifikimi i integritetit të kandidatëve ashtu edhe ndjekja penale ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cenojnë procesin zgjedhor.

Po ashtu thuhet se prokurorët janë në gatishmëri së bashku me oficerët e policisë gjyqësore nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 22:00 të darkës.

Aktualitet

Archives