Presidenti Meta kujton “11 Shtatorin”/ Shqipëria dhe SHBA, vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar këtë të premte sulmet terroriste të “11 shtatorit”, duke theksuar se populli shqiptar mbetet në krah të popullit amerikan.

Sipas Metës, Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA-së dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre”,- theksoi Meta.

“Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë”,- shtoi Meta

“Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi”, përfundoi Meta. Ata

Aktualitet

Archives